Shërbimet

Gjatë këtyre viteve të veprimtarisë sonë në sektorin e organizmit te panaireve, ne kemi arritur ngritjen e aktiviteteve në nivelin më të lartë organizativ i cili është konkurrues me panairet më të avancuara në Evropë dhe më gjerë.

Panairet në Kosovë:

  • EXPOKOS (Panair i Ndërtimit, Energjetikës, Teknikës dhe Paluajtshmërisë)
  • AGROKOS (Panair i Agrobiznesit dhe Ushqimit)
  • EDUCATION (Panair i Edukimit)
  • Tourism & Sport (Panair i Turizmit dhe Sportit)
  • ITTF (Panair i Teknologjisë Informative)
  • MEDIKOS (Panair i Mjekësisë)
  • Home & Gift (Panair për Shtëpinë dhe Dhuratat)
  • AutoShow ( Panair i Veturave)

Kompania CEO gjatë këtyre viteve të veprimtarisë në sektorin e organizmit te panaireve ka arritur shtrirjen e aktiviteteve edhe në Evropë.

Panairet në Gjermani

  • IME Investment Management Exhibition

Panairet në Shqipëri

  • ALMED EXPO (Panair i mjekësisë – Shqipëri)
  • EDUCATION FAIR (Panair i Edukimit)
  • SEE EXPO
  • Mediterranean Boat & Caravan Show.

Panairet në Maqedoni

  • EDUCATION FAIR (Panair i Edukimit)

Panairet në Bosnje e Hercegovinë

  • EDUCATION FAIR (Panair i Edukimit)

Për 17 vite, kompanisë CEO i është besuar organizimi i shumë panaireve nga institucione qeveritare, lokale dhe qendrore, agjenci promovuese, shoqata dhe asociacione vendore dhe lokale, organizata ndërkombëtare, misione diplomatike, ambasada, zyra ndërlidhëse, Oda Ekonomike, si dhe kompani vendore.

Deri më sot CEO ka organizuar 102 konferenca, 60 seminare, dhe 7 panaire për klientët e saj.

CEO rreth dy dekada ka ofruar shërbime të plota profesionale në organizimin dhe menaxhimin e konferencave dhe ngjarjeve për institucione qeveritare, kompani private dhe publike duke përfshirë Kosovën, gjithë territorin e Ballkanit, Evropën si dhe një pjesë të Afrikës, siç është Kenya,.

Ne ofrojë shërbime për  të gjitha nevojat profesionale rreth organizimit të ngjarjes tuaj, qofshin ato punëtori të vogla, seminare apo trajnime e deri te konferenca të nivelit më të lartë.

Disa nga shërbimet tona bazike që i ofrojmë për klientët tanë:

  • Asistencë në përzgjedhjen e vendit për konferenca, seminare.
  • Asistencë/këshillim për viza, dokumente udhëtime dhe sigurim shëndetësore.
  • Sigurim i përkthyeseve (simulant dhe me shkrim).
  • Ofrim profesional i materialeve të nevojshme për Konferenca.
  • Pajisjet teknike audio dhe vizuale teknike më të mira të mundshme për konferenca.
  • Shërbime tjera teknike sipas kërkesës, përfshirë kartela telefoni, pajisje telefonike, laptop etj
  • Catering mobil/ shërbime ushqimi.
  • Sigurimi i transportit (Aeroport-Hotel-Konferencë-Aeroport)
  • Rezervim-akomodimit në kryeqytet dhe qytete tjera.

Pavarësisht nga nevojat e veçanta për konferencë, CEO është në dispozicion të përhershëm për t’ju asistuar.

Shërbime mbështetëse rilokimi dhe logjistike për zyrtarët e huaj në shtetet e Ballkanit dhe zyrtaret tanë në vendet jashtë Kosovë.

Shërbime mbështetëse për:

  • Konsultime para-detyrës,
  • Asistence në gjetje të vendbanimin më të mirë të mundshëm krahas çmimit që ju nevojitet,
  • Të gjitha kërkesat e transportit, përfshirë udhëtimin ajër/tokë, transport të sigurt dhe trajtim për VIP,
  • Vizita të shikimit paraprak të vendit nikoqir dhe asistim në gjetje të shtëpisë,
  • Orientim dhe adaptim në qytet,
  • Asistim për nevoja familjare si gjetje te kopshteve ,shkollave dhe kurseve për fëmijë,dhe te rritur etj,
  • Menaxhim i qiradhënies,
  • Ndryshim, bartje dhe largim të shërbimeve logjistike,
  • Asistence në total procesin e vizës së imigrimit,
  • Shërbime për vendosje para dhe përgjatë detyrës,
  • Menaxhim i postës ndërkombëtare,
  • Shërbimet e sigurimit dhe vlerësimet, mbi çështjen e banimit, blerjeve komerciale dhe kërkesave tjera personale,
  • Shërbimet e nisjes dhe riatdhesimit.

Përveç organizimit të panaireve në ofrojmë një game të plotë të produkteve – materialeve reklamuese si:

Ndërtime të stendave për panaire/ekspozita me sistem OCTANORM dhe CROWN Premium Displays,

roll-up baner, flamuj eventesh, mbajtëse broshurash, Info vitrina/info desk, etj.

Për më shumë vizito messe-display.eu

Kompania CEO ofron shërbime marketingu për panaire dhe evente tjera duke filluar nga planifikimi, promovimi, dizajnimi,projektimi e deri te implementimi i plotë i eventit tuaj.

Me ne munde te konsultoheni edhe për këto shërbime si:

  • Branding
  • Design
  • Digital Marketing
  • Printim

Demos

Color Skin

Header Style

Nav Mode

Layout

Wide
Boxed